Kosova vazhdon të përballet me numër të infektuarve ku deri tani ka arritur në 1,110, derisa janë shëruar 843 persona, dhe janë konfirmuar 30 viktima
Në Kosovë 237 raste janë active me COVID-19,
Komuna më e prekur vazhdon të jetë Prizreni me 135 raste, dhe me 67 të shëruar. Ndërsa menjëherë pas Prizrenit vie Ferizaji, Vushtrria dhe Prishtina.
E dje me 1 qershor zyrtarisht filloi faza e tretë e lehtësimit të masave, ku kafiteritë dhe bizneset e shumta rifilluan punën e tyre.
Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë me 20 qershor do rishikohet gjendja, dhe ndikimi i lehtësimit të masave që është krijuar deri tani.