Klinika e Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare ka punuar me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës së krijuar me virusin COVID-19.
Gjatë tre muajve të fundit, në Repartin e Nefrologjisë janë pranuar 103 pacientë për trajtimin të mëtutjeshëm.
Brenda kësaj kohe, gjithashtu, në Repartin e Hemodializës janë realizuar më shumë se 7800 seanca.
Shifrat e nxjerra nga raporti i punës, janë të dhëna për pacientët e përfshirë në programin e rregullt.
Nga 8 prilli deri më 25 maj, ndërkaq, janë kryer 33 seanca të hemodializës për pacientët me COVID 19 në Klinikën Infektive./InLajmi/