Për të dytën ditë me radhë, në vendkalimin në Jarinje raportohet se ka pasur kolona kilometra me kamionë me targa serbe.
Radio Kim raporton se ata nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës pa dokumentin ku shënon “Republika e Kosovës”.
Raportohet se Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka urdhëruar Inspeksionin e Tregut që të largojë të gjitha mallrat që nuk janë në përputhje me Kushtetutën (e Kosovës) dhe me ligjet kosovare.
Kujtojmë se gjatë javës së kaluar Qeveria e Kosovës ka zgjeruar masat e reciprocitetit me Serbinë, transmeton Reporteri.
Vendimi i qeverisë ka të bëj me moslejimin e hyrjes së mallrave serbe, të cilat nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës.