Pas Prishtinës, Gjakovës, Drenasi e Obiliqit, Skenderajit edhe komuna e Vushtrrisë nuk do t’i rihapë sot çerdhet, shkruan InLajmi.
Dje qeveria në detyrë ka bërë të dije masat e reja lehtësuese në kuadër të Fazës së Tretë, që kanë hyrë në fuqi nga sot, por hapja e çerdheve dhe shkollave ka ngjallë shumë reagime.
Në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë thuhet se bazuar në këtë kërkojnë që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe publike dhe ato private nesër (kjo me kërkesë të këtyre institucioneve private) deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Në medie u përmend data 1 qershor për hapjen e qerdheve në kushte dhe rregulla strikte. Ne si DKA dhe Komunë nuk kemi marrë asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.
Situata epidemiologjike në qytetin tonë po ashtu është jo e mirë. Prandaj ne bashkëpunim me Komunat tjera dhe me Asociacionin e Komunave, presim që Qeveria të qartësojë situaten dhe rregullat.
Bazuar në këtë prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe publike dhe ato private nesër (kjo me kërkesë të këtyre institucioneve private) deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.
Çerdhet do të rihapen në ditët në vijim por në mënyrë të sigurtë!
Shtabi Emergjent Lokal, Vushtrri. /InLajmi/