Komuna e Fushë-Kosovës po vazhdon me dezinfektimin e objekteve si masë preventive ndaj virusit, COVID-19, përcjell InLajmi.
Të premten dhe të shtunën janë dezinfektuar të gjitha objektet parashkollore, shkollore, objektet shëndetësore, dhe objekti i Komunës.
Ndryshe sot ka filluar faza e tretë e masave lehtësuese, ku është paraparë të hapen edhe çerdhet, të cilat pikërisht për shkak të mosdezinfektimit nuk janë hapur./InLajmi/