Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka thënë se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë, shkruan InLajmi
Thaçi ka shtuar se fëmijët janë gjenerata më e re që do ta bëj botën më të mirë.
Presidenti Thaçi është shprehur se sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës
Postimi i plotë:
Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë. Janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë. Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen. /InLajmi/