Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Fëmijëve, ditë kjo shumë e veçantë për shumë prindër, kreu i Nismës ka uruar të gjithë fëmijët duke dëshiruar të ju realizohet çdo ëndërr, përcjell InLajmi.
Ai tha se në këtë ditë të veçantë, shprehim përkushtimin tonë për t’u krijuar atyre kushte sa më të mira për shkollim, edukim, perspektivë, si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi” tha Limaj në facebook.
Urime 1 Qershori, fëmijë të dashur!/InLajmi/