Kryetari i Komunës së Skenderajit Bekim Jashari ka njoftuar se nuk do të respektoijnë vendimine qeverisë për hapjen e çerdhes, për arsye se ky vendim është dhënë shumë vonë nga Qeveria Kurti, shkruan InLajmi.
Jashari ka thënë se me qëllim të përgatitjes më të mirë, ndermarrjes së masave parandaluese kundër infeksionit COVID-19 dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tonë, çerdhja “Nëna Zahide” nuk do të hapet sot.
Ai ka shtuar se me qenëse sot nuk do të hapet çerdhja në këtë komunë ka një lajm shumë të mirë për qytetarët e kësaj komune, së shpejti fillojë ndërtimi i dy çerdheve të reja në Skenderaj, për të siguruar ambient të mjaftueshëm për fëmijët, ku ata do të mësojnë socializimin dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme edukative.
Njoftimi i plotë
Të nderuar prindër,
Sapo morëm njoftimin nga Qeveria e Kosovës për hapjen e çerdheve dhe kopshteve të fëmijëve.
Për shkak të njoftimit me vonesë, me qëllim të përgatitjes më të mirë, ndermarrjes së masave parandaluese kundër infeksionit COVID-19 dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tonë, çerdhja “Nëna Zahide” nuk do të hapet nesër.
Për datën e hapjes së saj do të njoftoheni me kohë. Deri atëherë vazhdoni t’i kushtoni kohë fëmijëve në shtëpi, t’i edukoni e mishëroni me ngrohtësinë dhe edukatën familjare.
Këtë vit 1 qershori-Dita e Fëmijëve po na zë pa aktivitete që zakonisht kemi realizuar si komunë, por sidoqoftë puna dhe angazhimi jonë për fëmijët po vazhdon çdo ditë.
Së shpejti fillojmë me ndërtimin e dy çerdheve të reja në qytetin tonë, për të siguruar ambient të mjaftueshëm për fëmijët, ku ata do të mësojnë socializimin dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme edukative.
Fëmijët meritojnë kujdes të veçantë për çdo ditë, muaj e vit.
Urime Dita e Fëmijëve! /InLajmi/