Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar mashkull në komunën e Pejës pasi që po i njejti së bashku me djalin e tij kishin privuar nga liria viktimën femër me shtetësi kosovare, shkruan InLajmi.
Në njoftim thuhet se i dyshuari i dytë së bashku me viktimën janë larguar në drejtim të panjohur dhe po të njejtit janë në kërkim nga policia.
PRIVIM I KUNDERLIGJSHEM NGA LIRIA
Peje 31.05.2020-18:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me djalin e tij kanë privuar nga liria viktimën femër kosovare. I dyshuari i dytë me viktimën janë larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/