31 Maji është Dita Botërore kundër duhanit. Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.
Një ditë kur të gjithë janë këshilluar që të mos pinë duhan, me shpresë se ky gjest i mirë do të jetë fillimi për braktisjen e përhershëm të vesit.
Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku në vitin 1987, vendet anëtare të OBSH, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit. Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit.
Gati 7 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet lidhur me duhanin çdo vit. Vetëm 8% e popullsisë botërore jetojnë në vendet me taksat mjaft të larta të duhanit.