Përdorimi i cigares elektronike për një periudhë të shkurtër kohore mund të çojë në zhvillimin e baktereve të rrezikshme, lidhur me probleme të rrezikshme sikurse është edhe kanceri oral.
Bakteret lulëzojnë në gojën e atyre që konsumojnë cigaret elektronike dhe mund të shkaktojnë mikrobe të ngjashme me ato që gjenden në gojën e pacientëve që vuajnë nga periodontiti, shkruajnë mediet e huaja.
Pas përdorimit të përditshëm për tre muaj rresht, shkencëtarët gjetën se goja e konsumuesve të cigareve elektronike lidhej me humbjen e dhëmbëve, si dhe sëmundje të mushkërive e zemrës.
Studimi nga Universiteti Shtetëror i Ohajos zbuloi se bakteret grumbullohen të pavarura nga prania e nikotinës.
Shkencëtarët që udhëheqin studimin, të botuar sot në revistën Science Advances, besojnë se fajtori janë lëngjet e nxehta që gjenden në cigare elektronike.
Autori i studimit, Profesori Purnima Kumar nga Universiteti Shtetëror i Ohio, tha se ” cigarja elektronike është një sulm i madh shëndetit të gojës dhe ndryshimi i higjienës ndodh në mënyrë dramatike,. brenda një periudhe të shkurtër kohe”.