Gjashtë persona kanë dalë pozitivë për koronavirus në rezultatet e sotme të publikuara nga Instituti i Shëndetësisë Publike, pesë prej të cilëve janë nga Vushtrria dhe që të gjithë janë anëtarë të një familjeje.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, iu ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar qytetarëve të komunës, pasi ditëve të fundit u shënuan disa raste me Covid-19, shkruan InLajmi.
Tahiri përmes rrjetit social facebook ka thënë se sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19.
Ai ka shtuat se të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, janë nga e njëjta familje dhe janë në vetizolim. Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjienike për familjet e prekura. Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmendshëm dhe të ketë KUJDES”, /InLajmi