Teksa të gjitha ligat tjera janë në pritje të rinisjes së sezonit, Bundesliga vazhdon me xhiron e 29. Yjet e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica e Valon Berisha me skuadrat e tyre kanë përballje të vështira para ekipeve të famshme të Schalke 04, përkatësisht Bayern Munchen.
Gjatë ditës së sotme, në kuadër të xhiros së 29 në Bundesliga, do t’i shohim në fushë Milot Rashicën dhe Valon Berishën.
Werder Bremen i Rashicës do të ketë punë me Schalken, sfidë që do të zhvillohet nga ora 15:30.
Në anën tjetër, Fortuna Düsseldorfi i Valon Berishës do të ketë punë me Bayern Munich, sfidë që do të zhvillohet në “Allianz Arena” nga ora 18:30.