Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, me rastin e 21 vjetorit,ka kujtuar rënien e heronjve, Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, duke çmuar lartë kontributin e tyre për liri, përcjell InLajmi.
Lladrovci shkroi se Rasimin dhe Ragipin i kujtojmë si dy heronj të cilët dhanë kontribut të madh në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë pjesë e shumë betejave të lavdishme të luftës çlirimtare.
“Në respekt ndaj veprës së tyre, bëmë̈ homazhe dhe vendosëm kurora me lule të freskëta, pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë”
Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!/InLajmi/