Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, njëherit edhe bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përsëri ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përcjell InLajmi.
Për më tepër ai ka bërë të ditur se do të protestojnë pa ndalë deri në rrëzimin e pushtetit të vjetër në krye me Thaçin, dhe siç ka thënë deri në ç’kapjen e shtetit.
“Nëse vendimi i GJK është pakthyeshëm, atëherë edhe rezistenca qytetare do të jetë e pathyeshme. Deri në rrëzimin e regjimit të vjetër në krye me Thaçin, deri në çkapjen e shtetit”, shkruan Krasniqi.
Kujtojmë se ditën që doli vendimi i Kushtetueses, ai ka pasur një reagim të ashpër, ku në një postim në Facebook, ka shkruar se vetëm mbi trupat e tyre mund të kthehet, siç ka thënë ai, krimi në qeverisje.
Madje ka shkuar deri aty sa tha se më parë pranon vdekjen e tij se të demokracisë./InLajmi/