Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë që nga përfundimi i luftës, pasojat e saj ende vërehen tek pacientët tanë të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjejmë pjesë të mbetura në gojë nga plagët që i kanë marrë gjatë luftës.
Imamit nga Mitrovica, Fatmir Latifi pas një intervenimi kirurgjik i është gjetur dhe i janë larguar nga goja pjesë të mbetura të granatës. Kështu ka bërë të ditur doktori i njohur, Vehbi Haxhiu.
“Falënderimi i takon Allahut që me dinjitet i shërbeva Kauzës së UÇK-ës, vazhdojmë para…”, ka deklaruar imami Latifi./InLajmi/