Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka mbërritur në selinë e kësaj partie ku po mbahet një takim konsultativ, gati dy orë pasi janë mbledhur udhëheqësit e saj.
I pyetur për takimin konsultativ me organet e partisë, ai tha se s’ka qenë pjesë e takimit.
Para takimit Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se sot gjatë ditës kanë takim konsultativ me organet e partisë, derisa, shtoi se seanca për votimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin sipas të gjitha gjasave do të thirret për nesër.
“Sot kemi takim konsultativ me organet e partisë. Të shtunën ose të hënën pritet të thirret seanca”, ka thënë Mustafa, raporton Ekonomia Online.
Mustafa, u ka bërë thirrje të gjithëve të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formimin e Qeverisë së re.