Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi ka pritur në tri takime të ndara Kryetarët e Komunave: Pejë, Prizren, Mitrovicë, Mamushë, Dragash, Drenas, Suharekë, Ferizaj, Shtime, Klinë dhe Viti.
Në këto takime, Ministrja dhe Kryetarët e Komunave kanë diskutuar për situatën aktuale në komuna, masat ekonomike dhe mundësinë e mbështetjes së donatorëve pas pandemisë.
Po ashtu, është diskutuar puna e shtabeve të komunave në lidhje me pandeminë, shpenzimet e buxhetit të komunave dhe mbështetja për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Ministrja e MAPL-së ka siguruar Kryetarët e Komunave mbështetjen e MAPL-së dhe Qeverisë për adresimin e kërkesave të tyre sa i përket përmbushjes së detyrimeve të tyre në kuadër të fushave të kompetencave komunale për përkrahjen financiare me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, përcjell Indeksonline.
Ministrja Redžepi do të vazhdojë takimet me Kryetarët e Komunave të tjera gjatë javës së ardhshme.