Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mbajti takim virtual me bizneset anëtare për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar si rezultat i pandemisë si dhe diskutuan për propozimet e përbashkëta të cilat ndëlidhen me pakon e rimëkëmvjes ekonomike, shkruan InLajmi.
Gjatë këtij takimi u prezantuan disa nga pikat për të cilat përfaqësuesit e bizneseve u dakorduan bashkarisht që duhet te jenë të përfshira në pakon për rimëkëmbje ekonomike, e cila do të kontribuonte në tejkalimin e kësaj situate.
Në njoftimin e OAK thuhet se përfaqësuesit e bizneseve kërkuan nga Qeveria të kenë reagim emergjent në mbrojtjen e tyre.
OAK duke u bazuar në kërkesat e drejtpërdrejta të bizneseve ka përgatitur dokumentin me propozimet në mënyrë që pako e rimëkëmbjes të jetë një pako e mirëfilltë që do ti dalë në ndihmë biznesit./InLajmi/