Trendi i momentit për të gjithë artistët është bërë tashmë lançimi i një albumi me këngë solo apo bashkëpunime me kolegë të ndryshëm.
Këngëtarë shqiptarë e të huaj kanë publikuar albumet e tyre që po korrin sukses të madh, ndaj ishte radha e Mozzik për një hap të tillë.
Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka treguar se tashmë që karantina mbaroi nuk ka gati vetëm një këngë, por një album.
“Albumi 100%”, shkruan Mozzik krahas postimit duke lënë të kuptohet se do të kthehet fuqishëm.