Në vend janë raportuar sot edhe 12 raste të reja me koronavirus e në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare po mjekohen 9 pacientë me koronavirus.
Prej tyre, gjashtë janë në gjendje stabile, ndërsa tre me oksigjenoterapi, ku njëri nga ta është në gjendje kritike, duke u trajtuar në mjekim intensiv.
Informacionet për RTV21 i konfirmoi drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.
Ndryshe, në Kosovë nga Covid-19 janë infektuar 1064 persona, 829 janë shëruar, ndërsa, 30 kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.