Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka pranuar sot një donacion nga shteti i Polonisë prej 100 000 maskave dhe 10 350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, shkruan InLajmi.
Ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Zyrtarë të MSH-së, të cilët e kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit COVID-19. /InLajmi/