Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike në vend të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Qeverisë së re, pa zgjedhje të reja.
Apostolova shprehet se zbatimi i këtij vendimi nga akterët politikë është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani.
“Këtu bëhet fjalë për respektimin e një elementi kyç të sundimit të ligjit”, është shprehur ajo, transmeton Klan Kosova.
Përndryshe mbrëmë, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i dha të drejtë Thaçit për dekretimin e Avdullah Hotit si të nominuar të partisë së dytë fituese në zgjedhje për kryeministër.