Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të formohet në fund të kësaj jave, në krye me Avdullah Hotin, shkruan InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryetarit të kësaj partie, Jetlir Zyberaj.
Ai në Facebook ka shkruar shkurt se AKR-ja do të jetë në opozitë.
“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”.
Kujtojmë se në seancën konstituive të Qeverisë Kurti, AKR-ja, ndonëse nuk ishte pjesë e koalicionit qeverisës Vetëvendosje-LDK, ka votuar pro saj. /InLajmi/