Aktualisht në komunën e Kaçanikut nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19, pasi dy rastet e fundit të infektimit tashmë janë shëruar plotësisht, shkruan InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari Besim Ilazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Kam nderin që të ju informoj se edhe dy rastet e fundit me COVID në Komunën e Kaçanikut tashmë janë shëruar plotësisht, duke rënë në zero numri me virusin COVID në komunën tonë”.
Por kryetari i komunës ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë respektimin e rregullave të vendosura nga IKSHPK-ja.
“Ju falënderoj përzemërsisht për durimin dhe qetësinë e krijuar për sa kohë që kemi qenë të izoluar. Bëni kujdes, mbaje distancën, respekto rregullat nga IKSHP. Së bashku po ia dalim…! Ditët e mira po afrohen”, ka shkruar Ilazi. /InLajmi/