Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë sot me vendim unanim i ka ndarë titullin “Nderi i Qytetit” të gjithë punëtorëve shëndetësor të kujdesit primar, përcjell InLajmi.
Kjo si shenjë falenderimi për heroizmin e tyre në luftën kundër pandemisë koronavirus, si dhe z. Idriz Asllani, bashkëluftëtarë i Adem Jasharit.
Ndryshe Vushtrria po vazhdon me dezinfektimin e hapësirave publike, e institucioneve të rëndësishme./InLajmi/