Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli së bashku me drejtoreshën për Kulturë Blerta Basholli, kanë vizituar Qendrën Kulturore në Hajvali, përcjell InLajmi.
Ata shikuan mundësitë për rifunksionalizimit të kësaj qendre.
Postimi i plotë:
Nënkryetari Selim Pacolli bashkë me drejtoren për Kulturë Blerta Basholli, vizituan objektin e Qendrës Kulturore në Hajvali, për të parë mundësitë e rifunksionalizimit të kësaj qendre mjaft të nevojshme për komunitetin e lagjës Hajvalia.
Fillimisht do të bëhet vlerësimi i qendrueshmërisë së ndërtesës ekzistuese, për të vazhduar pastaj edhe me projektin kryesor për rifunksionalizimin e Qendrës./InLajmi/