Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, me iniciativën e Kryetares së Kuvendit, iu dha fund shpenzimeve të kota të telefonisë dhe përfaqësimit. U miratuan ndryshimet përmes së cilave zvogëlohen vlerat e mbushjeve e shpenzimeve tjera dhe ruhet paraja publike, duke reduktuar kështu luksin dhe shpenzimet e panevojshme.
Po ashtu, Kryesia e Kuvendit ka filluar ta trajtoj shumë seriozisht secilin cent të shpenzuar edhe në bileta udhëtimi dhe derivate, duke synuar minimizimin e shpenzimeve, përcjell EO.
Kryesia po ashtu miratoj Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit, e cila garanton rritje të mëtutjeshme të transparencës dhe llogaridhënies karshi mediave dhe qytetarëve.