Reperi i njohur Majk, ka qenë shumë produktiv gjatë karantinës, sepse ka realizuar disa këngë, dy nga të cilat edhe i ka publikuar, përcjell InLajmi.
E ai sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor të realizuar në karantinë.
Ai këtë herë i ka kënduar dashurisë, ndërsa kënga mban titullin “Serenatë”.
Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për producimin është përkujdesur Rzon.
Ndryshe, Majk për këtë projekt u motivua nga kjo kohë karantine mes shumë gjërave që kanë ndodhur në vend e po ashtu edhe në mbarë botën./InLajmi/