Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar rënien e dëshmorit të kombit, Mensur Zyberaj, duke e vlerësuar lart figurën e tij, përcjell InLajmi.
Limaj ka vlerësuar lart jetën dhe veprën e komandant “Pesëqindëshit”, për të cilin ka thënë se ishte luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës.
“Mensuri dhe dëshmorët tjerë të kombit janë gurthemeli i lirisë së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot bëhen 21 vite nga rënia e dëshmorit të kombit, Mensur Zyberaj- komandant “Pesëqindëshi”.

Mensur Zyberaj ishte luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Në përvjetorin e rënies kujtojmë me pietet jetën dhe veprën e tij prej një luftëtari të paepur për lirinë e Kosovës.
Mensuri dhe dëshmorët tjerë të kombit janë gurthemeli i lirisë së Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për Mensurin dhe gjithë dëshmorët e kombit!/InLajmi/