Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku u prit nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca, raporton InLajmi.
Delegacioni do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë.
Takimi bilateral do të mbahet në hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe Ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.
Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në aeroport, në orën 17:00./InLajmi/