Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media, bën të ditur se sot (28 maj) do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 13:30, shkruan InLajmi.
Sipas KQZ-së, mbledhja do të mbahet me këto pika rendi të ditës.
- Hyrje – znj. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së;
- Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:
– Shqyrtimi i raportit për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike;
– Shqyrtimi i raportit për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike;
– Shqyrtimi i raportit për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit;

– Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike Lëvizja për Bashkim (LB) për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor;
- Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarës së Kuvendit Komunal në Klinë;
- Themelimi i Komitetit të Audititmit të Brendshëm;
- Të ndryshme. /InLajmi/