Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur vendimin e marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me mandatarini, vendim ky që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re, shkruan InLajmi.
Haradinaj ka ftuar të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij.
Ai në rrjetin social facebook ka shtuar se i mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë.
Haradinaj ka thënë se në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur. /InLajmi/