Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, pas një mbledhjeje që e kanë mbajtur, raporton InLajmi.
Deputetja Teuta Haxhiu tha se kanë diskutuar për situatën politike dhe raportin e MSh-së.
AAK si të gjithë të tjerët janë duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vend, teksa janë të shqetësuar edhe për qytetarët, të cilët vazhdimisht janë dëshmitarë të shkeljes së Kushtetutës, nga Qeveria siç u shprehen ata në ikje.
Në mbledhjen e rregullt të AAK-së u diskutua edhe për shkeljet që i ka bërë Ministria e Shëndetësisë me tenderat e fituar./InLajmi/