Gjykata Kushtetuese pritet të marr sot vendimin për të ardhmen politike në vend, vendim ky i cili tash e një javë po pritet nga të gjitha partitë poltiike në vend, si kusht për formimin e Qeverisë së re.
Por, këtë vendim do ta bëjë publik ditën e nesërme të premten kur edhe është afati i fundit i publikimit të vendimit.
Gjyqtarët janë në mbledhjen finale, pas së cilës pritet të bëhet publik vendimi, më pas i njëjtit do të ju nënshtrohet edhe procedurave që janë para publikimit, përcjell EO.
Dokument vendimi duhet të protokollohet të përkthehet në gjuhet zyrtare më pas të bëhet publik.