Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ka filluar mbajtja e provës për protestë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku shumë aktivistë e simpatizantë janë mbledhur në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, raporton InLajmi.
Protestuesit janë vendosur nëpër pikat e kuqe, duke e ruajtur kështu distancën, si kujdes nga përhapja e pandemisë.
Policia është në vendin e ngjarjes, e cila pak më parë ka rrethuar edhe objektin e Qeverisë, si masë sigurie për ndonjë problem të mundshëm.
Në kushte ekstreme të motit, ku po bie shi, aktivistët janë pajisur me çadra dhe ende nuk ka ndonjë zhvillim të rëndësishëm.
InLajmi do të iu mbajë të informuar për ngjarjet në vijim…
