Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në orët e vona të natës së kaluar.
Gjatë këtij aksioni është arrestuar personi i shumëkërkuar, për të cilën dje Policia ka treguar fotografinë e tij dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se është arrestuar personi i dyshuar për vjedhje të rënda, të cilat kryesisht kanë ndodhur në rajonin e përgjegjësisë së stacionit qendra në Prishtinë.
“Ka qenë bashkëpunimi i vazhdueshëm i qytetarëve me Policinë e Kosovës, që ka mundësuar që hetuesit policor të bëjnë identifikimin dhe arrestimin e personi të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse. Duke falënderuar mediat dhe qytetarët kërkojmë bashkëpunim të mëtejmë”, ka thënë Ahmeti.