Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që të gjitha institucionet dhe partitë politike në Kosovë të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeminsitër.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim të ambasadës së SHBA-së në Kosovë, shkruan indeksOnline.
Në mbrëmjen e së enjtes, Kushtetuesja i dha dritë të gjelbër formimit të Qeverisë Hoti.