Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, i ka reaguar përsëri Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kësaj radhe për deklaratat e djeshme ndaj Mirosllav Lajçak, shkruan InLajmi.
Presidenti Thaçi dje tha se nuk ka vullnet që të marrë pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak, ndërsa sot Viola Cramon thotë se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë.
”Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo.
A responsible leader must talk to international negotiators, it's not a personal choice. @MiroslavLajcak has proved that he is working for output oriented negotiations. what's more important for @HashimThaciRKS? #Kosovo #Pristina #Belgrade #Dialogue https://t.co/BYhNkwQ2FK
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) May 27, 2020