Ish-anëtari i PSD-së, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në facebook, ka komentuar gjendjen dhe ndikimet politike në Kosovë, shkruan InLajmi.
Ai ka konstatuar se në “universin Kosovë” ka vetëm dy lloj mendimesh.
I pari mendim sipas Sejdiu është që je kundër pushtetit çka me automatizëm të bënë tradhëtar, kurse i dyti mendim që përkrahë pushtetin e kjo të bënë patriot dhe të drejtë.
Mes, sipas tij, nuk ka. E anash është akoma më keq.
Postimi i plotë:
Që të sqarohemi një herë e mirë. Në universin e quajtur Kosovë, ka vetëm dy lloj mendimesh për dhe në politikë:
- mendim që është kundër pushtetit e pra me automatizem perkufizohet si tradhtar, hajn e shok i oligarkeve, dhe
- mendim që përkrah pushtetin, e pra është patriot e i drejtë!
Ose je njeri ose je tjetri!
Mes nuk ka!
Ndryshe nuk bënë!
Anash edhe ma keq!/InLajmi/