Disa pllakata që mbajnë portretin e Agon Musliut, i cili vdiq në Qendrën e Karantinës janë vendosur në shesh.
Pandemia vendosi edhe rregullat për protesta të mundshme. Sheshi “Skënderbu” para pak ditësh u mbushë me pika të kuqe nga njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje. Sot, mbi këto pika janë vendosur disa pllakata të cilat mbajnë pasqyrojnë portretin e Agon Musliut.
”Drejtësi vepro”, shkruhet në njërën prej tyre.
Kjo formë e protestës i është adresuar autoriteteve më të larta të qeverisë, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e Agon Musliut, njëherësh dhe duke kërkuar zbardhjen e vdekjes së tij.
Pllakat përmbajnë shkrime me fjalët e babait të Agonit menjëherë pas vdekjes së këtij të fundit, raporton Lajmi.net.
“Për fillim, përgjegjësi kryesor është Ministria e Shëndetësisë, emri nuk po më kujtohet … Vitia (Arben) …
Përgjegjësia e dytë që i bie me qenë është Sveçla … emir nuk më kujtohet kush …(Xhelal)
Për ministrin Vitia, për ministrin Sveçla dhe po kuptohet se kush është kryeshefi i këtyre, vet Kurti, nuk ka shans mos me qenë përgjegjës edhe këta tre persona … Ju lutem”, shkruhet në një pllakat në fund të së cilës është i shkruar emir i Naim Musliu, babait të Agonit.