Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është bërë shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj, tha se kanë marrë vendim që këtë material ta shqyrtojë Prokuroria e Shtetit.
“Ne si komision ditë më parë kemi pranuar një material nga MSH dhe e kemi analizuar dhe meqë nga anëtarët e komisionit pat ankesa në lidhje me dyshime për tenderët në këtë ministri, si komision me vetëm një abstenim votuam që të bëjmë një kërkesë për shqyrtim të këtij materiali nga organet e drejtësisë nga Prokuroria e Shtetit në lidhje me dyshimet për çmimet abuzive me tender, favorizimet kompanive të caktuar në tenderët e realizuar, kontrata të reja të lidhura, konflikte të mundshme të interesit të gjitha këto procedura që janë realizuar gjatë periudhës së pandemisë nga MSH-ja”, tha Reshitaj, përcjell Telegrafi.
Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që organet e drejtësisë të merren për dyshimet për keqpërdorime në tenderët nga Ministria e Shëndetësisë, sepse sipas saj kemi përgjegjësi edhe ligjore dhe morale ndaj qytetarëve që të kthejmë besimin në institucionet e vendit.