Deputeti i VV-së, Valon Ramadani tha se kanë kërkuar nga Këshilli i Pavarur për Media sqarime sa i përket rregullores që u ndalon medieve të marrin pjesë në seancat gjyqësore, raporton InLajmi.
Ramadani pas mbledhjes së Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media ku u votua raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2019, shtoi për këtë çështje kanë pasur mendime të ndryshme nga anëtarët e këtij institucioni.
“Brenda KPM-së ka pasur dallime në përgjigjet se si kanë arritur me tërheq një rregullore ku në atë është paraparë që mediat mos të marrin pjesë në gjykime”.
“Kjo tha se është keqkuptuar dhe është kundërshtuar nga Asociacioni i Gazetarëve gjë që ka qenë shqetësim”.
“…kemi kërkuar llogari se pse ose nga kush është shtyrë që kjo rregullore të hyjë në fuqi, por është mirë që nuk ka kaluar”./InLajmi/