Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova shprehet i bindur se LDK-ja i ka numrat për formimin e qeverisë së re pa shkuar fare në zgjedhje të parakohshme.
Rugova tha se LDK-ja është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë, proces ky i cili sipas Rugovës do të përfundojë shumë shpejt.
“Ne patjetër që numrat për formimin e qeverisë i kemi dhe ajo pritet të formohet shumë shpejt, jemi duke e pritur njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj menjëherë formimin e qeverisë”, tha Rugova.
Tutje Rugova ka komentuar edhe mbajtjen e protestave të mundshme nga Lëvizja Vetëvendosje në rast se Kushtetuesja vendos në favor të LDK-së.
Ai thotë se është e drejtë e VV-së që të mbajnë protesta, por që të njëjtat duhet të jenë demokratike e jo demokratike.
“Është e drejtë e Vetëvendosjes nëse dëshiron të mbajë protesta apo jo, nëse ato janë demokratike, është e drejtë të mbahen, por nëse nuk janë, atëherë nuk duhet të mbahen”, u shpreh Rugova, shkruan GazetaBlic.
Këtë të premte është paralajmërimi nga Gjykata Kushtetuese, për publikimin e vendimit se a do të shkojë vendi në zgjedhje të reja, apo do të formohet një qeveri pa proces zgjedhor.