Mbi vendin tonë edhe sot pritet të mbretërojë mot i vranet dhe me reshje shiu, temperaturat do të shënojnë luhatje në javën e fundit tëmuajit maj ku sa do të jetë mot i vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.
Meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herë pas hershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes./InLajmi/