Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka vizituar Qendrën e Studentëve në Prishtinë, raporton InLajmi.
Kjo Qendër me vendim të Qeverisë është shndërruar në karantinë për të kthyerit jashtë vendit gjatë kohës së pandemisë.
Përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit dhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.
“Për atë se çfarë ka thënë presidenti dëshirat e tij i përshkruan si fakte. Unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë këtu për kurrfarë përshkrime se çfarë ka bërë” – ka thënë Kurti.
“Së pari nuk flas për atë që po përflitet, se dyti sot kur u takova me vullnetarët ma kishin përzgjedhur karrigen më të mirë, jo vetëm se kjo varet nga Gjykata, por duhet ta presim vendimin e pastaj të flasim”.
“Pres nga Gjykata Kushtetuese në përputhje me nenin 112 që të bëj interpretim e jo shkrim. As kryeministri, presidenti e as Gjykata nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën” – është deklaruar kryeminstri në detyrë.
“Ne duhet ta respektojmë e ta zbatojmë atë. Por shkrim mund të bëjmë vetëm me amandamaentim parlamentare në Kuvend”. /InLajmi/
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2618073698511326/?t=2