I nominuari nga LDK për kryeministër i ka vënë sërish theks pasojave ekonomike të pandemisë, duke konstatuar sërish impaktin negativ të kësaj të fundit në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte, shkruan InLajmi.
Ndaj Hoti po kërkon që hapat e nevojshëm të mirren sa më shpejt në mënyrë që jeta ekonomike të normalizohet.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se kanë filluar komunikimin me institucionet relevante për, siç ka thënë ai, absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare.
Postimi i plotë:
Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend.
Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare./InLajmi/