Duket sikur durimi i qytetarëve të Kosovës në respektimin e kufizimeve sa vjen e po zbehet, të paktën kështu mund të konstatojmë nga raportet e policisë të cilat tregojnë çdo ditë e më tepër ka shkelës të urdhërave të qeverisë që kufizon levizjen, shkruan InLajmi.
Vetëm gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka ndaluar 8 persona për mosrespektim të rregullave në kohë pandemie.
Mëposhtë ju sjellim raportin e detajuar.
Rr. Wiliam Woker, 25.05.2020 – 10:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rast, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 25.05.2020 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fshati Fierzë, Gjakovë, 25.05.2020 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fshati Radoniq, Gjakovë, 25.05.2020 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Skenderbeu, Vushtrri, 25.05.2020 – 01:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se tek njëri prej tyre, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasie vogël e substancave narkotike, e llojit Marihuanë. Ndaj të dyshuarve me urdhër të prokurorit, është iniciuar edhe lënda e rastit për shkak se nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Bulevardi Isa Boletini, Mitrovicë, 25.05.2020 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë, 25.05.2020 – 19:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/