Sfidat konkurruese me të cilat sipërmarrësit dhe liderët e biznesit, apo edhe të fushave tjera, përballen çdo ditë janë mjaft të vështira edhe pa përzierjen e problemeve të sjelljeve vetë-sabotuese.
Ne të gjithë duam që qëllimet dhe veprat tona të ndikojnë pozitivisht në drejtim të realizimit të qëllimeve tona përfundimtare për sukses. Por nuk është kjo ajo që ndodhë gjithmonë.
Ashtu sikurse Sokrati këshilloi shekuj më parë, njihe veten!
Ne të gjithë kemi pika të verbëra të sjelljes, të cilat nëse nuk kontrollohen, mund të kufizojnë ose dënojnë objektivët tanë personal dhe profesional.
Tre shembujt më të lehtë për t’u shpjeguar ndodhën që të jenë më të qartë po ashtu.
Zvarritja
Unë punoja për një zëvendës president ekzekutiv i cili ishte një “djalë i ideve” që e urrente mërzinë e funksioneve themelore të biznesit.
Shembuj të zakonve të tij të zvarritjes u manifestuan si vonesa rutine në përpunimin e raporteve të shpenzimeve, injoroi miratimet e kontratës dhe vazhdimisht e shtynte kohën e rishqyrtimit të performancave.
Edhe pse ai ishte një djalë shumë i ndritshëm i cili nuk donte të merrej me imtësira, kompania e la të shkojë sepse ai u bë pengesë, kur erdhi te nevojat procedurale të organizatës.
Justifikimet
I njëjti Zëvendës Ekzekutiv i përmendur më sipër nuk e pa zvarritjen e tij paralizuese si një detyrim organizativ. Sipas mendimit të tij, të cilin ai e ndau me mua në disa raste, ishte se perceptimi i “zvarritjes” së tij ishte në fakt “prioritizim i pamëshirshëm.”
Është e rëndësishme për t’i përcaktuar përparësitë, por është po aq e rëndësishme ndjekja e punës për të cilën jeni përgjegjës dhe atë sistematikisht.
Realiteti ishte se projektet dergjeshin në harresë të papërfunduar kur ato mbesnin në duart e këtij Zëvendësi Ekzekutiv, dhe justifikimet e tij nuk ofruan mbulesën që ai e kishte dëshiruar.
Fajësimi
Gjatë muajve të fundit të mandatit të këtij Zëvendësi Ekzekutiv me kompaninë tonë ka pasur një ndryshim të dukshëm në sjelljen e dialogun e tij gjatë takimeve tona të ekipit. Toni i tij u bë shumë kaustik dhe akuzues i grupit që ishte angazhuar për ta ndihmuar atë të ketë sukses.
Për ironi, ai filloi të akuzonte anëtarë të përkushtuar dhe besnikë të ekipit.
Gjatë një prej takimeve të fundit që ai pati me pronarin tonë, në të cilën unë kam qenë i ftuar për të marrë pjesë, e dëgjova shefin tim duke fajësuar ekipin tonë në mënyrë të pashpjegueshme për paaftësinë e tij për të përmbushur objektivat e tij.
Por ai nuk mundi ta mashtroi askënd.
Unë sinqerisht mendoj se ndërveprimi i tij i mbushur me fajësime me pronarin vulosi fatin e tij.
Gjatë viteve që kaluan, unë kam provuar të shoh ku përfundoi ai nga kurioziteti patologjik. Por duket sikur ka rënë plotësisht jashtë rrjetit të korporatës, shkruan Tor Constantion/Entrepreuner.
Për fat të keq, është gjithmonë e lehtë për ne që të identifikojmë këto mangësi tek të tjerët dhe shumnë më vështirë tek vetja.