Rreth orës 02:10 pas mesnatës është sulmuar me armë zjarri antena në pronësi të IPKO-s, në fshatin Banjë e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, njofon Klan Kosova.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 02:10 pas mesnatës. Rasti është raportuar nga një punëtor i IPKO-s në orën 05:00. Sulmi ka ndodhur me armë zjarri, breshëri plumbash. Nuk dihen akoma arsyet pse ka ndodhur ky sulm. Kemi kontaktuar prokurorin e shtetit dhe jemi duke e hetuar rastin. Nuk kemi të dyshuar lidhur me rastin”.